Please enter at least 3 characters.

Dolce shfaqet e prerë ndaj Edit, megjithatë ai i thotë se dera për të mbetet e hapur

Dolce është shfaqur e vendosur për t’i dhënë fund përfundimisht raportit me Edin, pavarësisht se ky i fundit i ka bërë të ditur se dera për të mbetet ende e hapur.

Qëndrimi i saj i prerë është bërë i qartë gjatë prime-it të së premtes, ku marrëdhënia mes tyre u diskutua sërish.

Gjatë bisedës, Dolce la të kuptohet se për të kjo histori ka përfunduar dhe se nuk ka ndërmend të rikthehet pas.


Ajo theksoi se dëshiron të qëndrojë vetëm dhe se nuk synon të krijojë asnjë lidhje apo afrimitet me ndonjë prej banorëve të tjerë brenda shtëpisë.

Në anën tjetër, Edi u shpreh se do të dëshironte t’i jepte raportit një mundësi të dytë.

Mbetet për t’u parë nëse dinamika brenda shtëpisë do të sjellë ndonjë ndryshim në raportin mes tyre.