Please enter at least 3 characters.

Do të krijohet një rrjet kompanishë të të gjitha rajoneve të vendit

2016/03/Kompanite.jpg

Sot në Qendrën për zhvillim të ndërmarrësve dhe menaxherëve Maqedonia (QZHNMM), do të mbahen takime biznesi për krijimin e një rrjeti kompanishë nga të gjitha rajonet e vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi kryesor është ndërlidhja e këtyre firmave pjesëmarrëse në Projektin e USAID për mikrondërmarrje dhe ndërmarrje të vogla, projekt i bashkëfinancuar nga Zvicra dhe e implementuar nga QZHNMM.

Të pranishmive do t'u drejtohet Tatjana Markovska, menaxhere nga zyrat e USAID për zhvillim ekonomik dhe Aneta Damjanovska, koordinatore e Programit kombëtar nga ambasada e Zvicrës në Maqedoni./Telegrafi/