Djali sulmon nënën me thikë
21/05/2016
Një i dyshuar është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti me një thikë kishte sulmuar nënën e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.


