Please enter at least 3 characters.

Djali i Zidanet afër transferimit te Lausanne, do bëhet bashkëlojtar i Kolollit  

2017/12/Enzo-Zidane.jpg
309:"VITORIA-GASTEIZ, SPAIN - AUGUST 26: Lionel Messi of FC Barcelona duels for the ball with Enzo Zidane of Deportivo Alaves during the La Liga match between Deportivo Alaves and Barcelona at Estadio de Mendizorroza on August 26, 2017 in Vitoria-Gasteiz, Spain . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori francez i Deportivo Alavesit, Enzo Zidane apo djali i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidaner është i vendosur të shkojë në Zvicër te skuadra e Lausanne.

Enzo lë Real Madridin për Alavesin vetëm në muajin gusht, por ka luftuar për minuta të lojës që nga shkuarja atje.

E gjitha erdhi pasi klubi kah fundi i tabelës në La Liga nuk po përjeton rezultate të mira dhe tashmë kanë pasur tre trajnerë.

Njëri nga ta ishte edhe ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, i cili u shkarkua nga detyra pas vetëm disa ndeshjeve.

Kështu, klubi zviceran, Lausanne janë të gatshëm të nënshkruajnë me mesfushorin, qoftë në huazim ose në mënyrë të përhershme.

Stafi i Alavesit beson shumë në aftësitë e Enzos, por mendojnë se ata kanë nevojë për më shumë lojtarë të favorizuar fizikisht për atë pozicion.

Enzo është i lumtur të vendos për opsionin zviceran në mënyrë që të ri-fillojë karrierën e tij dhe të filloj ngjitjen në nivelet e larta.

Te klubi zviceran, Enzo do ta gjente lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, i cili është lojtari më në formë i Lousannes. /Telegrafi/