Please enter at least 3 characters.

Djali i Tom Hanks krijon masa mbrojtëse nga produktet shtëpiake

2020/04/GettyImages-483593430.jpg
313:"BEVERLY HILLS, CA - AUGUST 10: Actor Colin Hanks of CBS's 'Life in Pieces' attends Behind The Scenes Of The Getty Images Portrait Studio Powered By Samsung Galaxy At 2015 Summer TCA's at The Beverly Hilton Hotel on August 10, 2015 in Beverly Hills, California. (Photo by Tommaso Boddi/Getty Images for Samsung)
24:"Getty Images for Samsung

Pandemia e coronavirus ka bërë që njerëzit të bëhen më të shkathët se kurrë.

Djali i Tom Hanks, Colin, ka ndarë një aftësi të re që ai ka fituar e që do të ndihmojë një numër njerëzish që kanë nevojë për maska ​​pasi Covid-19 vazhdon të përhapet në gjithë globin, shkruan Mirror.

Aktori kishte ndarë këtë mësim me ndjekësit e tij duke u treguar se si bëhet maska, e cila mbulon hundën dhe gojën nga gjërat shtëpiake.

Në të njëjtin postim ai shkroi: "Si ta shndërroni shaminë tuaj në një maskë për fytyrë. Mos harroni të vendosni shaminë në lavatriçe më pas!".

Për ta bërë maskën, Colin tregoi se një shami duhet të vendoset përballë një sipërfaqeje të sheshtë. Gjysma e sipërme dhe e poshtme duhet të paloset për t'u takuar në qendër. Atëherë, pëlhura duhet të rroket sipër dhe përsëri të paloset.

Për shiritat, ai sugjeron të përdorni fije elastike të fashës së flokëve në secilin skaj të hapur të leckës.

Javën e kaluar, babai i Colin dhe njerka e tij, Rita, të dy 63 vjeçarë, fluturuan përsëri në Los Angeles me aeroplan privat, pasi kaluan disa javë të izoluar në Australi. /Telegrafi/