DJ Gimbo ndan lajmin e dhimbshëm, ndahet nga jeta gjyshja e tij
DJ Gimbo ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një lajm të trishtë. Ai ka bërë të ditur se gjyshja e tij, Ruka Mavraj Osmanaj, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.
Lajmin e hidhur, DJ Gimbo e ka bërë publik përmes një postimi në InstaStory, derisa i ka bërë një homazh të shkurtër por kuptimplotë.
“Shpirti në paqe, gjyshe”, ka shkruar ai krahas fotografisë së publikuar në InstaStory.
Ndërkohë, familjarët kanë publikuar njoftimin për vdekjen e saj, duke bërë të ditur edhe detajet e ceremonisë së varrimit.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe farefisin se, në moshën 85-vjeçare, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Ruka Mavraj Osmanaj”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 2 shtator, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubohoc.


