DITARI I UDHËTIMIT
Nga: Robert Plant (kënga “Big Log”, albumi “The Principle of Moments”, 1983).Përktheu: Besnik Hamiti
Dashuria ime është e lidhur me autostradën
Pasioni i saj rritet, me shpejtësi qytetet kur i lë pas
E dritat e kuqe të veturave treten në muzgun e natës
Me mijëra pyetje marrin fluturim
Dashuria ime janë kilometrat e pritja
Me sytë e zgurdulluar, e vështrimin te ora
Fshehtësia që djeg e dhimbja e pafund
E ushqimi i saj janë vitet
Më udhëheq, më çon tutje udhësDuke vozitur përtejDuke më shtyrë përgjatë rrugës
Dashuria ime po tejkalon kufirin
Sy-skuqur e me zjarrmi nga gumëzhitja e kilometrave
Rrugë e gjatë dhe përmallim, mendimet më përplasen
Të pushoj pak anash rrugës?
Dashuria jote përkundet në dituri
Sytë në pasqyrë, ende duke pritur se do të vinë
Duke ndjerë shumë mirë se udhëtimit i erdhi fundi
S’ka kthim prapa
JoS’ka kthim prapaNë arratiDashuria ime është e lidhur me autostradënOh, me autostradën, dheMe natën që bjenDashuria ime është e lidhur me autostradën


