Dita e ndeshjeve të xhiros së 31-të në Superligë: Vëmendja në derbin Drita - Prishtina
29/04/2026
Xhiro e 31-të në Albi Mall Superligë starton sot me tre ndeshje që janë në program për t'u zhvilluar.
Kampioni aktual i Kosovës, Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës në derbin e kësaj jave.
Drita kërkon tre pikët për të vazhduar garën për titull,derisa Prishtina synon të rikthehet te fitoret pas katër barazimeve radhazi.
Sfidë vendimtare për Evropën zhvillohet edhe në Liman Gegaj,ku Malisheva pret Gjilanin dhe vetëm fitorja ka vlerë për të dyja skuadrat.
Ndërkohë në Podujevë, Llapi pret Prishtinën e Re,ku fitorja është detyrim si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër.
Të tre duelet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/


