Dita e finales: Ferizaj dhe Dukagjini kërkojnë fitore për histori në Kupën e Kosovës
Ferizaj dhe Dukagjini kanë shkaktuar befasi të madhe këtë edicion në Kupën e Kosovës duke arritur deri në finale.
E sonte dy skuadrat do ta diskutojnë edhe se cila do ta fitojë këtë trofe të çmueshëm.
Sfida finale mes Ferizajt dhe Dukagjinit zhvillohet sonte (e enjte) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, ku pritet një atmosferë fantastike.
Si për ferizajasit ashtu edhe për klinasit triumfi eventual do të jetë i pari në histori të klubit dhe sonte do të japin gjithçka nga vetja për ta arritur këtë.
Fitorja e Kupës së Kosovës do të thotë se ajo skuadër që fiton do të luaj në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Gjyqtari kryesor në finale do të jetë Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa i katërt Bardh Ajeti.
Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj, derisa AVAR është caktuar Besnik Morina. /Telegrafi/


