Dinamo City lëshon epërsinë ndaj Pafosit, kualifikimi mbetet i hapur
Dinamo City ka barazuar 1-1 me Pafosin në ndeshjen e parë të 'play-off'-it të Ligës së Konferencës, në një përballje me shumë raste, penallti dhe emocione deri në fund.
Skuadra shqiptare pati mundësinë e artë për të kaluar në epërsi në pjesën e parë, por Pafosi ishte pranë golit pas një penalltie në minutën e 36-të. Përgjegjësinë e mori ish-mbrojtësi i njohur i Chelseat dhe Paris Saint-Germainit, David Luiz, por braziliani nuk arriti të mposhtë portierin e Dinamo Cityt.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë, Dinamo City u shfaq më kërkuese dhe pati disa tentativa përmes Qardakut, Berishës, Ditës dhe Silva-Richards.
Përpjekjet e skuadrës shqiptare u shpërblyen në minutën e 78-të. David Fadairo shënoi për Dinamo Cityn pas asistimit të Adamu Alhassanit, duke e kaluar skuadrën vendase në epërsi 1-0.
Megjithatë, avantazhi nuk zgjati shumë.
Vetëm tri minuta më vonë, Pafosi fitoi një tjetër penallti, pasi Lorenco Vila shkaktoi faull ndaj Gonçalo Rodrigues në zonë.
Këtë herë nga pika e bardhë nuk u ekzekutua penallti, pasi Pafosi arriti të barazojë në minutën e 83-të përmes Leles, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Në minutat e fundit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por pa sukses. Dinamo City pati edhe një moment të rrezikshëm, ndërsa portieri Aldo Teqja u detyrua të ndërhyjë në fund të takimit.
Pas këtij rezultati, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit./Telegrafi/


