")
Please enter at least 3 characters.

Dimitrov: Keqardhje për deklaratën e Daçiqit, maqedonasit dhe serbët parapëqejnë të jenë miq

2017/06/Nikolla-Dimitrov.png

Ministri i Punëve të Jashte të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka reaguar në lidhje me deklaratën e homologut të tij serb, Ivica Daçiq, që Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues.

Në reagimin e tij, Dimitrov shpreh keqardhje për deklaratën e Daçiqit.

''Me vjen keq për deklaratën e Daçiqit. Me Serbinë kemi qenë së bashku në një shtet federal, si Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë dhe kemi ndarë kaq shumë gjëra. Jam i bindur se të dy popujt miq parapëlqejnë të kenë marrëdhënie të bazuara në respektin e ndërsjellë, mirëkuptimin dhe shpirtin evropian'', thotë Dimitrov.

Përndryshe, deklarata e Daçiq-it u bë në Athinë, ku tha se ''Serbia bëri gabim para 20 vitesh kur e njohu Shkupin nën emrin Republika e Maqedonisë''./Telegrafi/