Dimitrievski: Nuk do të lejojmë tranzit të pakontrolluar të emigrantëve drejt Maqedonisë
25/08/2017
Kryetari i Komisionit të Kuvendit për mbrojtje dhe siguri, Maksim Dimitrievski, në një intervistë për Plusinfo ka theksuar se nuk do të lejojë që përsëri drejt vendit Bogorodicë-Tabanoc të udhëtojnë familje emigrantësh pa mbikëqyrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka theksuar se më e nevojshme është që fillimisht të mbrohen interesat shtetërore dhe siguria e qytetarëve, ndërsa më pas në kuadër të mundësive tu ndihmohet të gjithë ata që përfshihen në procesin e emigrantëve. /Telegrafi/


