Please enter at least 3 characters.

Dikur 100 kilogramë më pak! Djaloshi nga Bosnja publikon foto nga "rinia e tij"

Sermed Maktouf, një nga tiktokerët më të ndjekur në Bosnje e Hercegovinë, ka ndarë me ndjekësit e tij foto nga ditët e shkollës së mesme.

Ai ka publikuar një video ku shihet si dukej para 15 viteve, kur kishte rreth 100 kilogramë më pak.

Postimi i tij ka shkaktuar shumë reagime, ku ndjekësit e kanë përgëzuar për pamjen dhe i kanë dhënë mbështetje për të humbur peshë.

Maktouf njihet për videot humoristike dhe sfidat ekstreme të ushqimit që publikon në rrjetet sociale. /Telegrafi/