")
Please enter at least 3 characters.

Digjet një veturë në Vushtrri, nuk ka të lënduar

2020/01/vetura-digjet-1200x630-1-e1732706812281.jpg

Një veturë, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri,  të premten rreth orës 03:20, në Vushtrri.

Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Sic thuhet në raport, përveç dëmeve material, nuk raportohet për të lënduar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosoëvs. /Telegrafi/