Please enter at least 3 characters.

Digjet një veturë gjatë natës në Prishtinë, dëmtohet edhe një automjet tjetër

Foto: Ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 02:27, në Rrugën C.

Pronari i automjetit ka raportuar se vetura e tij me targa vendore është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe eksperti i zjarreve, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një veturë tjetër me targa vendore.

Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “zjarrvënie”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/