Please enter at least 3 characters.

Digjet një shtëpi në Suharekë, nuk ka të lënduar

2024/11/12_06_2017_2012107_zjarrvenie.jpg

Një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës është përfshirë nga zjarri të dielën rreth orës 16:30 në rrethana ende të panjohura.

Ekipet policore dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të lokalizojnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për të lënduar, megjithëse janë shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/