Digjen dy vetura në Prishtinë (Foto)
27/02/2017
Dy vetura janë përfshirë nga zjarri sonte në kryeqytet.
Veturat e përfshira nga zjarri ishin të parkuara te Mensa e Studentëve në Prishtinë, ndërsa nuk dihen shkaktarët e zjarrit.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/


