Please enter at least 3 characters.

Diell dhe vranësira, priten edhe riga shiu

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë./Telegrafi/