Please enter at least 3 characters.

Diell dhe vranësira, ky mot do të na shoqëroj sot

2017/04/Moti-14-prill-2017.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se moti mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje nën vlerat e normales. Indeksi UV mbetet i lartë në orët me diell. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi mbi 11m/s.