Please enter at least 3 characters.

Diego Costa në planet e Arsenalit

2020/12/diegocosta-3-e1609229169511.jpg

Diego Costa dëshiron të largohet nga Atletico Madridi, ndërsa tashmë kanë nisur spekulimet që e lidhin me klubet e interesuara.

Sipas AS, Arsenali është një prej klubeve që dëshiron ta riktheje sulmuesin në Ligën Premier.

32-vjeçari ka kërkuar nga klubi që t’ia ndërpresë kontratën dhe pritet të largohet nga Wanda Metropolitano në afatin kalimtar të janarit.

(Foto: Instagram/diego.costa)

Costa ka marrëveshje me Atleticon deri në fund të sezonit, mirëpo ai dëshiron ta përfundojë qëndrimin gjashtë muaj më herët.

Arsenali është në listën e gjatë të klubeve të interesuara për shërbimet futbollistit që në vitin 2014 zgjodhi ta përfaqësonte Spanjën në vend të Brazilit. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/diego.costa)