"Diçka e mirë mund të ndodhë me Ukrainën" - çfarë po paralajmëron Trumpi?
Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në rrjetet sociale për të dhënë një përditësim mbi bisedimet e paqes në Ukrainë.
Në një mesazh të shkurtër në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan thotë: “A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës???
"Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur”, shtoi ai.
“Zoti e bekoftë Amerikën.”
Ndryshe, komentet e tij vijnë pas bisedimeve intensive midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase në Gjenevë mbi një plan me 28 pika, versioni fillestar i të cilit u kritikua në Kiev dhe në kryeqytetet evropiane për “dispozitat e favorshme për Rusinë”.
SHBA thotë se drafti aktual po rishikohet dhe "pasqyron gjithnjë e më shumë interesat kombëtare të Ukrainës". /Telegrafi/


