Please enter at least 3 characters.

DiCaprio dhe De Niro konfirmojnë se do të luajnë bashkë në filmin e ri të Scorseses

2020/01/RobertDeniroDiCaprio-e1579621440947.jpg
318:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 19: (L-R) Honoree Robert De Niro accepts the Life Achievement Award from Leonardo DiCaprio onstage during the 26th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 19, 2020 in Los Angeles, California. 721407 (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Turner)
23:"Getty Images for Turner

Martin Scorsese është duke përgatitur filmin e ri, ndërsa pjesë e tij janë aktorët e famshëm, Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro.

Legjenda hollivudiane, De Niro, ishte fitues i sivjetmë i çmimit jetësor në SAG Awards, ndërsa këtë çmim ia ndau pikërisht hamshori hollivudian, DiCaprio.

Dy ikonat e kinematografisë kanë luajtur bashkë në filmin e vitit 1993, “This Boy's Life”, ndërsa filmi i ardhshëm ku do t’i shohim bashkë do të titullohet “Killers of the Flower Moon”.

Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Turner/Guliver)

Scorsese ka realizuar filma jashtëzakonisht të suksesshëm kur i ka pasur protagonistë këta dy aktorë (në filma të ndarë), ndërkaq kësaj radhe pritet që aktrimi i tyre të shkojë në një nivel tjetër.

“Kam mësuar shumë nga të dy (De Niro dhe Scorsese). Jam i lumtur që mund t’i quaj bashkëpunëtorët e mi... Është nder i veçante që pas afro 30 vitesh do ta kem mundësinë të luajë krahas Bobit (De Niros) në dramën e ardhshme të Martin Scorseses, ‘Killers of the Flower Moon’", ka deklaruar DiCaprio. /Telegrafi/