Please enter at least 3 characters.

Di Francesco: Do t'i ndryshojmë statistikat ndaj Portos

2018/12/Eusebio-Di-Francesco-e1545072219183.jpg
273:"VERONA, ITALY - FEBRUARY 04: AS Roma coach Eusebio Di Francesco issues instructions to his players during the serie A match between Hellas Verona FC and AS Roma at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on February 4, 2018 in Verona, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka thënë se është i entuziazmuar që skuadra e tij do të luajë kundër Portos në Ligën e Kampionëve, edhe pse nuk kanë rekord të mirë kundër ekipit portugez.

Shorti i të hënës i ka nxjerrë Giallorossët përballë portugezëve në fazën e 1/8 së finales në garën më të madhe evropiane për klube.

Eusebio Di Francesco (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Dhe pas shortit, trajneri i ka dhënë opinionet e tij në një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

"Kthimi në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve është një tjetër çast gëzimi për këtë klub".

"Shorti në Nyon ka zgjedhur që ne të luajmë ndaj Portos që ka fituar më së shumti pikë në fazën grupore se kushdo tjetër dhe aktualisht është në krye të ligës vendore".

Eusebio Di Francesco (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"E di se takimet e të kaluarës ndërmjet këtyre dy klubeve nuk japin të dhëna të mira për ne, mirëpo gjatë këtyre dy ndeshjeve, do të përpiqemi që t'i ndryshojmë ato statistika", ka deklaruar Di Francesco.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të zhvillohen më 12 dhe 13 shkurt 2019. /Telegrafi/