Please enter at least 3 characters.

Dhunohet një femër seksualisht në një motel në Gjilan

2019/06/DHUNE_QE_LE_GJURME_e92ce-e1561191473364.jpg

Një person është arrestuar pasi ka dhunuar seksualisht një femër në një motel.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është  arrestuar  i  dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuet në raport. /Telegrafi/