Please enter at least 3 characters.

Dhjetëra të vdekur pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

2022/04/773x435_cmsv2_ffc41e0c-edf9-50e7-9101-596e28974edf-6647546-e1650697944118.jpg

Të paktën 33 persona kanë gjetur vdekjen nga një shpërthim që goditi një xhami gjatë lutjeve të së premtes në veri të Afganistanit, njoftoi një zëdhënës i talebanëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shpërthimi ndodhi në një xhami në lagjen Imam Sahib të Kunduz.

Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit.

Shpërthimi i së premtes pason një seri sulmesh në Afganistan të ndodhura të enjten.

"Unë dënoj sulmet e shumta dje në Afganistan, duke përfshirë xhaminë Seh Dokan në Mazar-e-Sharif gjatë lutjeve", ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, shtoi ai.

Një degë e të ashtuquajturit Shteti Islamik - i njohur si ISIS-K - mori përgjegjësinë për serinë e tre sulmeve të enjten, sipas kanalit Telegram të grupit terrorist. /Telegrafi/