Seanca konstituive ka dështuar sërish sot. Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të marrë as sot votat e mjaftueshme. Për Haxhiun votuan vetëm 54 deputetë.
Seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili tha se seanca do të vazhdojë pas 48 orësh.
E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk po arrin të merr votat e mjaftueshme për të udhëhequr me Kuvendin. Edhe në pesë votimet e mëhershme, pro Haxhiut kanë votuar vetëm 57 deputetë.
LVV nuk po heq dorë nga kandidatura e Haxhiut për kryeparlamentare, nga partitë opozitare thonë se nuk do ta votojnë Haxhiun pasi nuk është person unifikues.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet në Kuvend.
29/04/2025 11:28-“Siç duket ne nuk jemi të zotët të zgjedhim asnjë situatë”, Bekë Berisha kërkon ndihmë nga amerikanët pas dështimit të seancës
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shprehur shqetësimin e tij pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Berisha tha se kjo situatë nuk po mbaron, prandaj duhet angazhimi i SHBA-së. “Po shihet se kjo situatë nuk po mbaron. Po duket se këta liderët tanë janë mësuar vetëm dikush me i kap për krahi me iu thanë me bo kështu. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë. E kemi një propozim si grup parlamentar. Kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të zgjedh një shesh dhe t’ia vendos emrin e presidentit Donald Trump, që të angazhohen dhe të mos na harrojnë. Pasi siç duket ne nuk jemi të zotet të zgjedhim asnjë situatë”, potencoi ai.
29/04/2025 10:50-Deputeti i LVV-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por nuk i dëshirojmë
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka folur sërish pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Murati ka thënë se kemi një përsëritje dhe kjo për shkak se deputetet po refuzojnë të votojnë për kandidaten tonë që kemi propozuar si fitues të zgjedhjeve “Një situatë e tillë po vjen për ata që nuk po votojnë për, e ankohen se ka bllokim, Bllokadë do të ishte po të mos propozojmë fare kandidat për kryetar siç ka ndodhur me ta në të kaluarën”, tha Murati. Murati shtoi se ka akuza që po tentohet të votohet me zor, por kjo nuk qëndron. Lajmi i plotë
KËTU.29/04/2025 10:36-Bajrami: LVV po mban peng institucionet, Kuvendi është shndërruar në cirk
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LVV po mban peng institucionet. “Kuvendi me insistimin për kandidaturën e njëanshëm është shndërruar në një cirk. Është hera e gjashtë që Haxhiu dështoi”, tha Bajrami. Ajo shtoi se LDK është për në zgjidhje kushtetuese. “Ne e njohim të drejtën e të parit për të propozuar, por kjo nuk do të thotë që ne e bartim votën tonë tek një subjekt tjetër duke votuar sipas kërkesave të tyre. Pengmarrja e institucioneve nga LVV po iu kushton qytetarëve. Përgjegjësia duhet të kërkohet prej tyre. Na vjen keq që padashje jemi pjesë e këtij teatri”, tha Bajrami. /Telegrafi/
29/04/2025 10:35-Për të gjashtën herë, Albulena Haxhiu nuk kalon në Kuvend
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për të gjashtë herë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, po e njëjta sërish ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme. Pro saj votuan vetëm 54 deputetë, kundër ishin 44 dhe tre deputetë abstenuan. Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh. /Telegrafi/
29/04/2025 10:34-Jep mendimin nëpërmjet votës
<section> <h2> A duhet LVV të propozojë një kandidat/e tjetër për të parin e Kuvendit, pas dështimit për të zgjedhur Albulena Haxhiun?</h2> </section> <section> <h2>Po</h2> </section> <section> <h3>Jo</h3> </section> 29/04/2025 10:26-Limaj: Situata s’ka ndryshuar, zgjidhja është marrëveshja politike
Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë para mediave se situata edhe sot duket të jetë e njëjtë sikurse herave të kaluara. Ai ka thënë se nuk ka parë ndonjë lëvizje për të pritur diçka ndryshe sot. “Unë nuk kam parë ndonjë lëvizje për të pritur diçka më ndryshe nga seancat e kaluara. Pritet të jetë e njëjta gjë. Ky është realiteti”, tha Limaj. Limaj shtoi se vota e tyre do të jetë e njëjtë si herën e kaluar. “Zgjidhja është që LVV të bëjë përpjekjet e mundshme për të ndërtuar shumicën parlamentare, pra koalicion qeverisës. Procesi i ndërtimit të institucioneve gjithmonë ka marrë kohën e vet sikurse 2014 dhe 2017 dhe nuk është se po bëhet dramë”, tha Limaj. Ai shtoi se e vetmja rrugë është të ketë marrëveshje politike. Lajmi i plotë
KËTU.29/04/2025 10:14-Murati thirrje partive që të votojnë për zhbllokimin e situatës
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, u bëri thirrje partive parlamentare që të votojnë për zhbllokimin e situatës. Ai ritheksoi se nuk do të heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, pavarësisht se e njëjta në pesë tentime nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post. “Po shpresoj që ngjashëm me ditën e bukur sikur është sot do të kemi edhe një rezultat të kënaqshëm në Kuvend në mënyrë që të hapet rruga dhe të zhbllokohen institucionet dhe të vazhdojmë me procedura të tjera kushtetuese....Patjetër që është. Propozimi jonë si parti fituese dhe drejtë kushtetuese e jona është Albuelna Haxhiu. Ftoj dhe lusë edhe një herë të gjitha partitë që të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit, pasi është detyrë e deputetëve sipas Kushtetutës”, tha ai. I pyetur nëse ka pasur takime me partitë parlamentare, ai e mohoi një gjë të tillë, mirëpo tha se publikisht vazhdimisht kanë bërë thirrje që të zhbllokohet procesi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, duke ndërlidhur nevojën për konsensus edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve.
29/04/2025 10:11-LVV nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu, Basha: Bllokimi i Kuvendit po vjen nga opozita
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha fajësoi sërish të martën opozitën për bllokim të Kuvendit. Sipas tij, argumenti i tyre për mosvotimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare “është ofendues”. Basha foli para fillimit të seancës që është përpjekja e tetë për konstituimi të Kuvendit. “Ne prapë do të votojmë pro, bllokimi po vjen prej atyre që votojnë kundër e jo deputetëve që votojnë për. E dyta, është me rëndësi me cek që kuvendi, kryesia e kuvendit, konstituimi i kuvendit ndodhë me zgjedhjen e kryesisë që janë pesë nënkryetarët edhe kryetari. E kjo nuk i takon krejt LVV-së, nuk është se ne i kemi fituar pesë nënkryetarët edhe kryetarin edhe s’po bëjmë asnjë kompromis, por i takon tri subjekteve më të madhe politike dhe dy përfaqësuesve të komuniteteve me fjalë tjera Kushtetuesja veç i ka përcaktuar rregullat e lojës”, deklaroi ai. Lajmi i plotë
KËTU.29/04/2025 10:06-Haradinaj: I kemi treguar emrat që i votojmë për kreun e Kuvendit, por jo Haxhiun
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj para nisjes së seancës konstituive tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin e njëjtë për kryeparlamentar, atëherë qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë. Haradinaj tutje theksoi se AAK ka ofruar zgjidhje. “Qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë...Po presim prej shumicës parlamentare të dala nga zgjedhjet me ma me çfarë rendi po hyjnë sot në garë... Nëse mbetet i njëjtë, atëherë edhe qëndrimi i aleancës mbetet i njëjtë. Kemi ofruar zgjidhje, i kemi përmendur emrat që jemi të gatshëm të votojmë, por jo kandidaten e njëjtë”, tha ai
29/04/2025 10:04-“Situatë e neveritshme”, deputetët e LDK-së kërkojnë reflektim nga LVV
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur situatë të neveritshme mos-konstituimin e Kuvendit. Para mediave, Haziri tha se nuk po mund ta ushtrojnë mandatin e tyre, transmeton Telegrafi. "Situatë e neveritshme, nuk po mund ta ushtrojmë mandatin tonë. Problem serioz politik. Propozimi nuk është i mjaftueshëm, duhet me kanë i zgjedhur. Nuk kanë marrëveshje për qeveri, Kuvendi po mbahet peng", theksoi ai. Lajmi i plotë
këtu.
29/04/2025 10:04-Qalaj: Albulena Haxhiu te PDK nuk kalon
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se propozimi i LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk kalon. “Qëndrimi i PDK-së është i njëjtë, nuk ka ndryshuar nuk do të ndryshoj as sot as pas 48 orëve as pas një jave as pas një muaji, sa i përket Albulena Haxhiut te PDK nuk kalon”, ka thënë Qalaj. Ai ka shtuar se nuk është në dorën e PDK-së që të kërkoi takim, kjo varet nga LVV. “E ripërsëris kandidatja që është nuk kalon”, tha Qalaj.
29/04/2025 10:03-Peci: Kryetari i Kuvendit i takon fituesit – opozita të reflektojë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar sot para mediave pak minuta para fillimit të seancës së tetë me radhë për konstituimin e Kuvendit. Peci ka thënë se çka do të ndodh sot është në dorën e deputetëve. “E thash edhe herën e kaluar që qytetari i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar që kryetari i Kuvendit i takon partisë ose koalicionit fitues dhe është i vetmi që ka të drejtën e propozimit. Është e padrejtë që partitë e tjera që nuk e kanë fituar këtë të drejtë me kërku të drejtën e tyre brenda LVV-së dhe partnerëve të saj”, ka thënë Peci. Ministri në detyrë i Bujqësisë, tutje shtoi se propozimi për kryetare të Kuvendit mbetet i njëjtë, që është Albuelna Haxhiu. Peci kërkoi nga partitë PDK,LDK e AAK të reflektojnë. Lajmi i plotë
KËTU.