Dështimi i Real Madridit deri më tani në këtë verë: Shumë afrime dhe largime - por vetëm shpenzime
Real Madridi ka bërë disa transferime të bujshme në këtë verë, por që kishte edhe disa largime.
Derisa shpenzuan miliona euro për prurjet e reja, Los Blancos nuk kanë fituar asnjë cent për largimet që kanë bërë.
Arda Guler është lojtari i fundit që afruan, por si duket situata me largimet dhe prurjet që ka bërë Real Madridi deri tani.
Transferimet:
Jude Bellingham ( Borussia Dortmund, 103 milionë euro plus shtesa)Arda Guler ( Fenerbahce , 20 milionë plus shtesa)Fran Garcia ( Rayo Vallecano, 5 milionë)Joselu (Espanyol, 500 mijë euro tarifë huazimi)Shpenzimet totale: 128 milionë euro, por që mund të rritet më shumë nga bonuset.
Largimet
Karim Benzema (Al Ittihad, lojtar i lirë)Marco Asensio ( Paris Saint-Germain, lojtar i lirë)Eden Hazard (lojtar i lirë)Mariano (lojtar i lirë)Të ardhurat totale: 0 euro. /Telegrafi/


