Please enter at least 3 characters.

Dëshironin të parandalonin kolonën e luftëtarëve të Wagnerit drejt Moskës, momenti kur hidhet në erë një urë

2023/06/1-212.jpg

Dje, një urë është shkatërruar në rajonin rus të Voronezh.

Bëhet fjalë për rajonin nëpër të cilin kaluan forcat e Wagnerit gjatë rrugës për në Moskë, të cilët, në fund, nuk e arritën.

Ura u hodh në erë, me shumë gjasa me qëllim që t'i ndalonte të avanconin më tej, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon momentin e shpërthimit.

Vetë ura nuk mund të shihet sepse videoja është marrë nga një veturë që lëvizte në rrugë jo shumë larg urës.

Megjithatë, shpërthimi i fuqishëm shkaktoi një aksident trafiku. /Telegrafi/