Please enter at least 3 characters.

Dëshironi të vishni fustane të shkurtra, por nuk keni vetëbesim? Ky është modeli për ju!

Për damat e tilla fustan ideal dhe elegant është fustani i Penelope Cruz, që e ka veshur me rastin e ndarjes së shpërblimit “Feroz”, transmeton Telegrafi.

Kjo aktore ka zgjedhur modelin e fustanit i cili përpara është më i shkurtër, ndërkaq prapa më i gjatë, me dantella të zbukuruara përgjatë tërë linjës dhe në këtë mënyrë fustanit ka dhënë një dozë të modës tradicionale spanjolle.

Dantella është nonshalante që gjatë ecjes ka mbuluar këmbët dhe gjunjët e saj, por në mënyrë shumë suptile dhe elegante ka vënë në pah shtatin e hedhur të bukuroshes Penelope.

penelope cruz at feroz awards 2016 in madrid 1

/Telegrafi/