Please enter at least 3 characters.

Deshi të hiqte ushqimin nga dhëmbët, piruni i “përfundoi” në fytin e saj (Foto)

2017/05/111-9.jpg

Çudirat në këtë botë nuk kanë fund. Dhe as mënyrat që njerëzit përdorin për të kruar apo hequr diçka nga dhëmbi, goja apo veshi.

Media raportoi se një 19-vjeçare ka kaluar momente tepër të vështira pasi ka kaluar në fyt pirunin, të cilin po e përdorte për të hequr pjesë ushqimi nga dhëmbët e saj të prishur.

Naciye Ak nga qyteti i Bursës është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, Uludag, ku i është nënshtruar një operacioni.

Agjencia e lajmeve “DHA’ tha se tashmë gjendja shëndetësore e të resë është e mirë. /tvklan.al