Deschamps padit të dashurën e Nasrit
16/05/2014
Mesfushori i Manchester Cityt është lënë jashtë skuadrës së Francës për Kampionatin Botëror dhe e dashura e tij, Anara Atanes, nuk ka qenë aspak e kënaqur me këtë vendim.
Ajo ka shfrytëzuar Twitterin për të sharë dhe ofenduar trajnerin dhe njëherësh e ka sharë edhe Francën.
Avokati i Deschamps ka thënë për Reuters se klienti i tij ka bërë një ankesë ligjore për “ofendim publik” nga Anara për mesazhet që ajo i ka shkruar në rrjetet sociale.
Arsyeja që trajneri nuk e ka përzgjedhur Nasrin, sipas tij, ka qenë se ai nuk ka luajtur mirë sa duhet dhe se sjellja e tij mund ta dobësojë shpirtin ekipor të skuadrës. /Telegrafi/


