")
Please enter at least 3 characters.

Deri në orën 15:00 votuan 27,75% e qytetarëve

2017/06/19125405_10212725947079526_135881670_o.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qytetarët e Kosovës edhe në këto orë të pasdites janë duke e ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), dalja e qytetarëve në votim deri në orën 15:00 është 497 mijë e 121 votues apo 27.75% e votuesve.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka deri më tani procesi është duke shkuar me rregull.

Konferenca e radhës, që ka të bëjë me pjesëmarrjen në votime dhe mbylljen e vendvotimeve mbahet në orën 20:00./Telegrafi/