Deri më 2020, versionet hibride për të gjitha modelet Audi
04/07/2014
Audi ka njoftuar se të gjitha modelet e saj themelore do të kenë versionin hibrid në gjashtë vitet e ardhshme.
Kreu i kërkimeve dhe zhvillimeve në Audi, Ulrich Hackenberg, paralajmëroi hibridizimin e disa modeleve të rëndësishme deri në vitin 2020, nga A3 e-tron, që tash vonë ka dalë në shitje.
Qëndrimi i prodhuesit gjerman është se veturat hibride “do të kënaqin pritjet e konsumatorëve”.
Hackenberg po ashtu tha se po Audi po punon dy seri hibride, një i bazuar në platformën MQB dhe tjetra MLB Evo. /Telegrafi/


