Please enter at least 3 characters.

Derbi i rivalëve të urryer, Liverpooli dhe Man Utd duan vetëm fitore: Publikohen formacionet zyrtare

Liverpooli është nikoqir i Manchester Unitedit në kuadër të kryederbit të xhiros së tetë në Ligën Premier.

Si “Reds” ashtu edhe “Djajtë e Kuq” duan vetëm pikët e plota në “Anfield”, pavarësisht objektivave të ndryshëm.

Trajneri i Liverpoolit befasisht ka lënë në stol Hugo Ekitiken dhe mesfushorin Florian Wirtz, derisa Ruben Amorim ka vazhduar me sistemin e njëjtë, ku çudia e vetme është Benjamin Sesko si rezervë.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Mamardashvili; Kerkez, Konate, Van Dijk, Bradley; Gravenberch, Mac Allister, Szoboszlai; Gakpo, Isak, Salah.



Man Utd: Lammens; Shaw, Maguire, De Ligt, Dalot; Casemiro, Fernandes; Mount; Diallo, Cunha, Mbuemo.



Përballja do të nis me fillim nga ora 17:30 në “Anfield”./Telegrafi/