Derbi i Mitrovicës hap rrethin e dytë të Kupës
Kjo ndeshje luhet sot nga ora 13:00. Trepça, që në këtë ndeshje është vendase, mban pozitën e fundit në Raiffeisen Superligë me 15 pikë të mbledhura në 17 ndeshje. 89-shi është i pesti me 25 pikë.
Të mërkurën nga ora 13:00 luhen ndeshjet: Llapi - Prishtina, Ferronikeli - Kosova (V), Besa - 2 Korriku, Istogu - Dukagjini.
Në Kosovë, në fundjavë nuk pati ndeshje të futbollit. Xhiroja e rregullt e Superligës dhe Ligës së Parë u shty për shkak të reshjeve të borës.
Ferronikeli i Drenasit, ndeshjet si vendas këtë edicion po i luan në Skënderaj. Por Ferronikeli për Kupë, Kosovën e Vushtrrisë do ta presë në Prizren.
Ferronikeli ka njoftuar se me gjithë angazhimin e madh për të përgatitur terrenin e stadiumit "Bajram Aliu" në Skënderaj për lojë, nuk ia ka dalë. /koha.net/


