Derbi i Ligës Premier: Arsenali dhe Liverpooli startojnë me më të mirët në dispozicion
04/02/2024
Arsenali dhe Liverpooli do të përballen në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Emirates”.
Gunners dhe Reds po luftojnë për kreun e tabelës, me këta të fundit që janë përpara me pesë pikë diferencë.
Standings provided by Sofascore
Natyrisht se do të jetë një ndeshje spektakolare, pasi asnjëra nga skuadrat nuk dëshiron të lëshojë pikë dhe të vazhdojë të mbajë formën e mirë.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: David Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Rice, Jorginho; Saka, Havertz, Martinelli.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Gomez; Jones, Mac Allister, Gravenberch; Diogo Jota, Gakpo, Luis Díaz. /Telegrafi/


