Please enter at least 3 characters.

Deputeti i VV-së, Kraki: Vëllai i Avdullah Hotit nga Rahoveci figuron si votues në Junik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nazir Kraki, ka deklaruar se vëllai i deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, me origjinë nga Rahoveci, figuron si votues në Junik.

Sipas tij, vëllai i deputetit Hoti është në mesin e rreth 300 personave që janë shtuar në listat e votuesve të Junikut, me qëllim që të ndihmohet kryetari aktual me vota, transmeton Telegrafi.

"Në mesin e 300 e kusur personave që u shtuan si votues në Junik me e ndihmu kryetarin aktual me vota, gjendet edhe Tafil Hoti, vëllai i Avdulla Hotit, ish-Kryeministër dhe tash deputet i LDK-së. Dmth nga Rahoveci në Junik. Dhe a dini çka? Sipas të dhënave del se Tafil Hoti jeton në shtëpinë e një familje junikase. Dmth, vëllai i Avdulla Hotit e ka lëshu Rahovecin dhe tash bashkëjeton me një familje në Junik. A e kuptoni sa e sofistikuar ka qenë skema e mashtrimit me të dhëna personale për të ndikuar në vullnetin e votuesve?I", ka theksuar ai.

Kraki ka kërkuar nga organet e rendit që të merren me rastin./Telegrafi/