Please enter at least 3 characters.

Deputeti i AAK-së: Nuk bëhet shteti me shantazhe

2019/01/gani.jpg

Grevat në arsim, shëndetësi, dhe paralajmërimet për greva të tjera nga shërbyesit civilë, deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj po i cilëson si shantazhe.

Dreshaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, se sindikatat me prapavija politike, nuk meritojnë të udhëheqin me fatin e punëtorëve.

“Nuk bëhet shteti me shantazhe. Sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që e duan Kosovën si shtet”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Postimi i plotë:"Po nis një javë e re me tituj:-Arsimi s’e ndalë grevën, duam paga edhe më të larta-Kardiokirurgët, greva nuk ndalet, nuk dorëzohemi-Doganat, do të futemi në grevë, meritojmë më shumë-Shërbyesit civil, edhe ne do të futemi në grevë-Ndërkohë, dikush vë kushte me mosvotim buxheti për arsye të ndryshme!Nuk bëhet shteti me shantazhe.Sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që e duan Kosovën si shtet". /Telegrafi/