Pas zhvillimeve në Kuvend, deputetët e PDK-së sot para hyrjes së Qeverisë
13/08/2026
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit janë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq kanë paralajmëruar mbajtjen e një konference.
Deputetët janë para dyerve të Qeverisë, ndërkaq sipas një njoftimi të kësaj partie kjo në kuadër të veprimeve që po ndërmarrin.
"Republikë - Kushtetutë!Sot jemi para Qeverisë, krahas veprimeve të tjera që po ndërmarrim. Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës", thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës ishte situatë e tensionuar, pas përplasjeve verbale dhe fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe Aleancës me ata të LVV-së. /Telegrafi/


