Denver fiton bindshëm ndaj Sacramentos dhe konfirmojnë formën e mirë
Denver Nuggets vazhduan serinë pozitive në NBA, duke triumfuar ndaj Sacramento Kings me rezultatin 122:108 në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi deri në fund.
Ish-kampionët e NBA-së treguan stabilitet dhe efikasitet në lojë, duke udhëhequr shumicën e kohës dhe duke mbyllur ndeshjen pa shumë stres në minutat e fundit.
Nikola Jokic udhëhoqi skuadrën me 35 pikë, 15 ribaunde dhe 7 asistime, por suksesi i Denverit ishte mbi të gjitha rezultat i lojës së balancuar të ekipit.
Jamal Murray kontribuoi me 23 pikë dhe 8 asistime, duke qenë ndër më të merituarit për këtë fitore, ndërsa mbështetja nga bankina ishte po ashtu e rëndësishme.
Në anën tjetër, Domantas Sabonis ishte më i dalluari për Sacramento Kings me 19 pikë dhe 8 ribaunde, ndërsa DeMar DeRozan shtoi 16 pikë. Russell Westbrook u afrua pranë një “triple-double” me 14 pikë, 8 ribaunde dhe 9 asistime.
Rezultatet:
Brooklyn - Toronto 109:119
New York - Memphis 133:120
Oklahoma - Golden State 126:102
Philadelphia - Boston 102:100
Utah - Indiana 152:128
Sacramento - Denver 108:122


