Please enter at least 3 characters.

Denis Gafuri dhe Kalpesh V. Patel diskutojnë për rrugëtimin drejt suksesit në emisionin “Suksesi është qëllimi yt”

2020/08/rsz_maxresdefault-1.jpg

Emisioni “Suksesi është qëllimi yt” është një emision në të cilin intervista dhe bisedat që zhvillohen rrjedhin në mënyrë spontane.

Kësisoj, emisioni nuk i ngjason një modeli tradicional të intervistës dhe emisionit por është më unik dhe i shoqërueshëm me shikuesit.

Ndër të tjera, qëllimi i këtij emisioni nuk është që ta trajtojë vetëm suksesin e personave të suksesshëm të Kosovës, por sjell edhe përvojën dhe çelësin e suksesit të personave tjerë që vijnë nga vendet evropiane dhe vendeve përtej oqeanit.

Në emisionin e kësaj jave, i ftuar ka qenë Dr. Kalpesh V. Patel, i cili bashkë me Denis Gafurin kanë diskutuar shumëçka për rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Për më shumë, mund ta shikoni emisionin e plotë më poshtë: