Please enter at least 3 characters.

Dënime të mëdha nga Komisioni Disiplinor

2016/01/d-euml-nime-t-euml-m-euml-dha-nga-komisioni-disiplinor_hd.jpg

Me këtë rast, portieri i Besës, Flamur Neziri, është ndëshkuar me dy ndeshje moslojë, pas kartonit të kuq që e mori në ndeshje me Istogun.

Edhe më keq e ka pësuar Liridon Ahmeti. Mbrojtësi i Kosovës së Vushtrrisë është dënuar me tri ndeshje moslojë, pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshje ndaj Trepçës në “Ferki Aliu".

Ndërkaq, bashkëlojtari i tij, Bahri Kera, u dënua po ashtu me tri lojë, pas ndëshkimit me karton të kuq ndaj Drenicës, pasi e kishte fyer asistentin e parë të gjyqtarit.

Ndaj Gjilanit është hapur procedurë disiplinore, për lëshime në ndeshjen ndaj Lirisë, në Ligën e Parë, ku u qëllua me gjësende në kokë trajneri prizrenas, Skënder Shengyli. Gjithashtu, kishte edhe dënime tjera në Ligën e Parë.