Please enter at least 3 characters.

Demokracia në Veprim kërkon të rishqyrtohet vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë  

2016/01/demokracia-n-euml-veprim-monitoron-zgjedhjet-e-jasht-euml-zakonshme-n-euml-gra-ccedil-anic-euml_hd.jpg

Rrjeti i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” njofton publikun se, për shkak të situatës me virusin COVID-19 dhe me qëllim të garantimit të shëndetit të vëzhguesve, ka marrë vendim të anulojë misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

Duke qenë se procesi i votimit në thelb është aktivitet publik dhe të involvohet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, DnV vlerëson që është e domosdoshme që të merren masat e nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi.

“Prandaj, DnV kërkon nga Presidenti i vendit, që bazuar edhe në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në bashkëpunim me Qeverinë, partitë politike garuese dhe KQZ-në, të rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/