Please enter at least 3 characters.

Delegohen gjyqtarët për javën e 16-të, Çaka në derbi – në kryeqytet do të jetë një debutues

2020/12/122461593_2754891754748525_1751927836868266726_o.jpg

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe ndeshjet e xhiros së 16-të luhen në fundjavë.

Pa dyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku të dielën Drita do ta pres skuadrën e Ballkanit.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.

Në ndeshjen Drita – Ballkani, gjyqtari kryesor i është besuar Dardan Çakës me asistentët Fatlum Berisha, Besnik Morina dhe gjyqtar i katërt Ilir Mehmeti.

Kurse, gjyqtari i ri Valbon Hoxha do të debutoj në Superligën e Kosovës në ndeshjen Prishtina – Feronikeli.

Më poshtë i gjeni të gjitha delegimet për xhiron e 16-të. /Telegrafi/