Del Piero mund të rikthehet te Juve
17/01/2014
Sulmuesi 39-vjeçar u largua nga Torino në vitin 2012, pas 19 vitesh në klub, për t’iu bashkuar Sydney FC ku ende po shkëlqen.
Edhe pse ditët e tij si futbollist me fanellëën Bianconere padyshim se kanë mbaruar, ish-përfaqësuesi i Italisë mendon se ai mund të kthehet te klubi i tij i zemrës me ndonjë detyrë tjetër.
“Nuk do ta përjashtoj një rikthim te Juventusi. Gjatë jetës time kurrë nuk e kam mbyllur derën për asgjë ose për askënd, le t’i lëmë të hapura dyert për një rikthim të mundshëm në Torino”.
“Kur u largova u ndjeva i tronditur. Kisha një raport dashurie me Juventsin dhe do ta kem këtë përgjithmonë”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/


