Please enter at least 3 characters.

Del autopsia, Mac Miller vdiq si pasojë e një arresti kardiak të shkaktuar nga mbidoza

2018/09/dysh-e1536692160536.jpg
163:"Mandatory Credit: Photo by David X Prutting/BFA/REX/Shutterstock (6028067bx) Mac Miller, Ariana Grande Fool's Gold Presents Day Off, Los Angeles, USA - 25 Sep 2016
32:"David X Prutting/BFA/REX/Shutter

Dita e premte filloi me një lajm të hidhur në lidhje me vdekjen e parakoshme të reperit Mac Milleri.

26-vjeçari, i cili ishte më shumë i njohur për lidhjen e tij me dy vjeçare me këngëtaren Ariana Grande, ndërroi jetë papritur.

Dyshimet e para lindën rreth mbidozës, kjo pasi ai gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij nga një prej shokëve të tij më të ngushtë.

Autoritet e Los Anxhelos kanë bërë ditur sot rezultatet e dala nga autopsia, të cilat rezultojnë se Miller gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak, të shkaktuar nga mbidoza.

“Autopsia u përfundua dhe shkaku i vdekjes është shtyrë në pritje të testeve shtesë. Trupi i tij është dorëzuar”, ka thënë zëdhënësja e gjykatëses së qarkut në Los Anxhelos, Sarah Ardalani.

Ndërkohë, burimet e revistës "People" kishin arritur të marrin vesh se shtëpia në të cilën reperi u gjet i vdekur në Kaliforni, ishte “pastruar” në mënyrë që të fshiheshin gjurmët që vërtetonin se vdekja e tij ishte shkaktuar nga droga. /Telegrafi/