Please enter at least 3 characters.

Deklarata e Konjufcës për Dardan Gashin që shkaktoi të qeshura në Kuvend (Video)

2018/01/k-5.jpg

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në interpelancën lidhur me gjuajtjen me armë nga ministri Dardan Gashi tha se tha se kupton që në odën e burrave kur sheh që të tjerët po gjuajnë, të vjen të bëhesh trim edhe pa qenë hiç.

Konjufca theksoi se është i vetëdijshëm që Ramush Haradinaj me përvojën e tij di të gjuajë me armë, por kur gjuan Dardan Gashi duhet të evakuohen gjithë ata që janë në një perimetër 1 kilometër afër për shkak të sigurisë.

“Unë e di që Ramush Haradinaj me përvojën e tij di të gjuajë me armë, për shkak të përvojës si njëri ndër komandantët më të zotët, por kur gjuan Dardan Gashi a beson se duhet të evakuohen gjithë ata që janë në një perimetër 1 kilometër katror aty pari”, ka thënë Konjufca. /Telegrafi/