Debuchy nuk pendohet që iu bashkua Newcastle Unitedit
24/05/2013
“Vërtetë jam kënaqur në këta katër apo pesë muajt që kam pasur këtu. Ka shkuar vërtetë mirë. Liga Premier është shumë e vështirë, por gjithashtu është edhe shumë interesante”.
“Pse është kjo ligë e vështirë? Çdo ndeshje është e vështirë, e përsëris prapë se çdo ndeshje është e tillë. Këtu janë disa nga lojtarët më të mirë në botë, kështu që niveli në të gjitha ndeshjet është i standardit më të lartë”.
“Por, kjo është sfida që më ka bërë që të vij te Newcastle”, deklaroi Debuchy. /Telegrafi/


