Please enter at least 3 characters.

David Luiz: Burnley nuk erdhi të luante futboll

2019/04/DavidLuizBurnley.jpg
252:"LONDON, ENGLAND - APRIL 22: David Luiz of Chelsea and Ashley Barnes of Burnley clash after the Premier League match between Chelsea FC and Burnley FC at Stamford Bridge on April 22, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka shpërthyer në kritika në drejtim të skuadrës së Burnleyt pas ndeshjes së të dielës mbrëma.

Barazimi 2-2 ndaj në Stamford Bridge nuk është pritur mirë nga lojtarët e Bluve, të cilët duan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti brazilian ishte ndër më të acaruarit, teksa e akuzoi kundërshtarin duke thënë se luajti anti-futboll, sidomos për shkak të vonesave të shumta të lojës nga ana e lojtarëve të mysafirë.

“Ky është anti-futboll. Vonuan lojën gjatë gjithë takimit dhe vetëm rrëzoheshin e ndalonin ndeshjen”.

“Të 11 lojtarët ishin brenda zonës së rreptësisë. Është e vështirë të shënosh ndaj një skuadre të tillë. Ata kishin vetëm dy shanse dhe i shënuan. Nuk kishin ardhur për të luajtur futboll”, ka thënë Luiz.

Me këtë barazim Chelsea ka mbetur në pozitën e katërt në renditje dhe ende mbetet në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.