Please enter at least 3 characters.

Dane Taleski është koordinator i ri kombëtar për NATO

2018/11/qeveria-e-maqedonisë.jpg
6:"Picasa

Qeveria ka konfirmuar ndërprerjen e funksionit të koordinatorit kombëtar aktual për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovskit, për shkak të zgjedhjes së tij Presidentin i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 83 të Kushtetutës, sipas së cilës Presidenti i Republikës nuk mund të kryejë ndonjë funksion tjetër, profesion apo funksion në ndonjë parti.

Në seancën qeveritare u miratua informacioni që deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO, detyrën e Koordinatorit Kombëtar për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO ta bartë Dane Taleski, Këshilltar për Politikë të Jashtme të kryeministrit të Qeverisë, Zoran Zaev./Telegrafi/